Java e 15 e Serie A do të hapet nga derbi i Italisë. Është ndeshja mes Juventus dhe Inter.

Edhe pse janë shumë larg me pikë në renditje rivaliteti mes tyre është i lartë këtë sezon. Bardhezinjtë janë në vendin e parë me 11 pikë më shumë se Inter ne vend të tretë.

Por skuadrat do të vijnë me mungesa në këtë përballje tejet të rëndësishme për ecurinë dhe krenarinë. Juventus ka në dyshim Khedira dhe Alex Sandro, ndërsa Barzagli është mungesë e sigurt. Sulmi si reparti më i rëndësishëm në këtë përballje do të përbëhet nga Dybala dhe Mandzukiç që do të mbështesin sërish Cristiano Ronaldon. Portugezi do të kërkojë të lërë shenjën e tij në këtë ndeshje.

Alegrit i rikthehet Pjaniç në mesfushë por edhe Bentancur duket se është në formë. Në kampin zikaltër Spalletit do t’i mungojnë Dalbert dhe Nainggolan. Në mesfushë, më të rëndësishmit janë Joao Mario, Vecino dhe Brozoviç. Në qendër të mbrojtjes, De Vrij dhe Skriniar. Sfida do të nisë në orën 20.30, do të luhet në Torino, aty ku Inter nuk ka fituar prej Nëntorit të 2012.

Tv Klan