Luhet Derbi i Madridit

Posta

Luhet Derbi i Madridit

17:19 28/09/2019

Atletico – Real, jo vetëm për vendin e parë

La Liga pret sonte një nga ndeshjet me emocionuese jo vetëm në futbollin spanjoll por edhe në atë botëror. Real Madrid dhe Atletico do të përplasen në derbin e kryeqytetit spanjoll.

Një ndeshje e shumëpritur për tifozët e këtyre dy skuadrave, megjithëse vjen në një periudhë disi të ngarkuar të sezonit, sepse ekipet nuk do të kenë shumë kohë në dispozicion për t’u çlodhur, pasi të martën e ardhshme si Atletico ashtu edhe Reali do të kenë impenjimet respektive për fazën e grupeve në Ligën e kampionëve.

Ndryshe nga sezoni i kaluar këtë herë favorit është ekipi i Atleticos, pasi ekipi i Zidane nuk po kalon një periudhe aspak të mirë edhe pse aktualisht është në vendin e parë të kampionatit spanjoll.

Pavarësisht rikthimit të trajnerit francez Zinedine Zidane dhe shpenzimet e milionave  gjatë verës ekipi nuk duket të jetë aspak më i fortë nga sa ishte një vit më parë.

Ndërkohë që Atletico e ka shndërruar Wanda Metropolitanon në një fortesë pasi që kur janë zhvendosur në impiantin e ri modern kanë pësuar vetëm dy humbje gjithsej në shtëpi. Takimi do të luhet sonte në orën 21:00.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT