“El Clasico” i dytë i sezonit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet në Arabinë Saudite, ku dy dy gjigandët spanjollë do të përballen në gjysmënfinalen e “Superkupës së Spanjës”.

Kjo është hera e parë që të dyja ekipet ndeshen në këtë format të ri, ku fituesi do të shkojë në finale ku do të luajë kundër Atletiko Madrid ose Atletiko Bilbao, që luajnë të enjten.

“Los Blancos” fituan takimin e parë me blaugranat me rezultatin 2-1 në “Kamp Nou” në muajtin Tetor falë golave të David Alabas dhe Lukas Vazkezit.

Pas rezultateve të testeve negative, dy afrimet e reja Ferran Torres dhe Pedri janë bashkuar me ekipin, ndërsa Ansu Fatih është rikuperuar nga dëmtimi e do të jetë në dispozicion të trajnerit Ksavi në takimin që do të luhet në “Mbreti Fahd”. Me ekipin kanë udhëtuar edhe Frenkie de Jong dhe Ronald Arauho, ndërsa Sergi Roberto, Eric Garcia dhe Breithueit kanë dëmtime. Që pas ardhjes së teknikut të ri, katalanasit kanë luajtur më mirë, mbrojtur më mirë dhe kanë fituar më shumë pikë.

Trajneri Karlo Ançeloti i ka të gatshëm të gjithë fubollistët me përjashtim të Gareth Bale dhe Mariano Diaz.

Italiani ka ndërtuar një skuadër mjaft të fortë favoritë në këtë takim me një mesfushë që duket po aq mirë sa pesë vite më parë. Madrilenët vijnë pas fitores në shtëpi kundër Valencias 4-1.

Klan News