Klopp e Tuchel duan fitoren, në luftë për Europën

Liverpool-Chelsea është supersfida e mbrëmjes së sotme në Premier League angleze. Takimi i vlefshëm për javën e 29-të vjen në një moment delikat për të dy skuadrat. Liverpool vjen pas fitores ndaj Shefield United, ndërkohë që Chelsea, dëshiron të lë pas 2 barazimet radhazi në takimet e fundit. Një përballje që premton spektakël në fushë dhe jashtë saj, me Thomas Tuchel që do vendoset përballë patriotit të tij, Jurgen Klopp.

“Është bukur të krahasohesh me Klopp, sepse ai është një nga trajnerët më të mirë në Europë. Nga njëra anë është mirë, por nga ana tjetër është frika e rezultatit”, tha Tuchel.

Trajner i “the Reds”, Klopp i duhet të arnojë mbrojtjen kundër “bluve”, me të cilët garojnë këtë sezon për një biletë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.


“Jemi akoma një ekip i mirë. Shumë gjëra kanë ndodhur këtë sezon, por nëse dëshironi të fitoni kampionatin në Angli, duhet të luani një sezon perfekt. Shumica e problemeve janë për shkak të dëmtimeve të shumta.”

Në dy takimet e fundit, Liverpool ka regjistruar fitore, ndërkohë që aktualisht, Chelsea dhe Liverpool ndajnë pozicionet 5 dhe 6 në tabelën e klasifikimit.

Klan News