Serie A është futur në javën e fundit dhe vendimtare për titullin kampion. Napoli kryeson renditjen me një pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.
Të kaltrit e Antonio Contes do të luajnë në shtëpi ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit. Napoli ka mundësinë të festojë në stadiumin “Maradona” titullin kampion, në rast të një fitoreje.
Interesi për këtë ndeshje ka qenë i çmendur. Kompania e biletave njoftoi se shitja do të niste në orën 15:00 dhe ishin mbi 400 mijë tifozë që kërkonin biletë.
Interesime të mëdha, nga tifozët që duan ta ndjekin ekipin e tyre në stadium në këtë sfidë të veçantë. Në rast fitimi të trofeut, festa do të zhvendoset edhe në qytet.
/tvklan.al