Fitojnë Bodo dhe Copenhagen, barazim në Rangers – PSV

Rangers Glasgow dhe PSV barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të Play Off të Champions League. Holandezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 37’. Antonio Çolak barazoi 3 minuta më pas. Nuk ishte e lehtë për skocezët të shënonin golin e dytë në minutën e 70’, por PSV ia doli të dalë pa humbje nga kjo sfidë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave në Holandë.

Bodo/Glimt bëri një hap të sigurt drejt fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve pas fitores 1-0 ndaj Dinamo Zagreb. Pellegrino shënoi golin e vetëm. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 24 Gusht në “Maksimir” të Zagrebit.

Skuadra daneze Copenhagen triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Trabzonspor. Për vendasit shënuan Claesson në minutën e 9′ dhe Lerager në të 48’. Goli për turqit u realizua nga Bakasetas. Trabzonspor shpreson tek kualifikimi në ndeshjen e kthimit që do ta luajë në shtëpi.

Tv Klan