PSG do të tentojë përmbysjen në fushën e City

Një përballje historike do të jetë ajo mes Manchester City dhe PSG në gjysmëfinalen e kthimit të Champions legue. Anglezët e fituan të parën me përmbysje dhe janë vetëm një hap para, teksa skuadra e drejtuar nga Pochettino e ka gati strategjinë, të paktën në letër idetë janë të qarta

“Do të tentojmë t’i vjedhim topin Manchester-it. Duhet të jemi gati të vuajmë në faza të ndryshme të ndeshjes. Kur të na jepet mundësia duhet të jemi agresivë. Është një ndeshja ku në fund të 90-minutëshit duhet të jemi fitues, duke shënuar dy herë nëse duam të shkojmë në finale”, tha ai.

Megjithëse nuk do të jenë të pranishëm në stadium, por madje as në tokë britanike tifozët parisienë janë angazhuar maksimalisht për t’i dhënë mbështetje skuadrës. Mijëra ultras parisienë jo vetëm kanë dalë nëpër rrugë duke shoqëruar skuadrën e tyre, por kanë mbushur rrugën me afishe me mesazhe inkurajuese.

Në anën tjetër të kanalit të La Manch, Manchester City po përgatitet të futet në histori.

“Do të jetë e vështirë, do të vuajmë. Ndeshja e kthimit gjysmëfinale është gjithnjë e vështirë. Ti luan me rezultatin e ndeshjes së parë. Ti harron atë që duhet të bësh, e cila është të fitosh ndeshjen. Ka qenë gjithnjë kështu. Finalja është krejt një tjetër ndeshje”, tha Pep Guardiola.

I vetmi dyshim për këtë ndeshje është nëse do të luajë ose jo Kylian Mbappe. Ai është stërvitur i diferencuar, por në Angli mendojnë se kjo është thjeshtë një strategji e francezëve për të bërë surprizën në ndeshjen e kthimit. Pritet që sulmuesi të jetë në fushë.

Tv Klan