Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, ndodhet në Shqipëri këtë të premte për një vizitë zyrtare. Kreu i punëve të jashtme të Italisë do të takohet fillimisht me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Mësohet se ata do të zhvillojnë një tryezë të nivelit të lartë për luftën kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi.

Di Maio do të takohet më vonë me Kryeministrin dhe njëkohësisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama. Mes të dyve do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Di Maio ka parashikuar një takim edhe me Presidentin Ilir Meta dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Vizita e ministrit italian pritet të përfundojë pas vizitës në Shkollën Italiane në Tiranë./tvklan.al