Është zyrtarizuar sot largimi i Romana Vlahutin nga kryesimi i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe zëvendësimi i saj nga Luigi Soreca.

Më herët, Soreca ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme për Emigracionin dhe Punët e Brendshme në Komisionin Europian.

Roli i kësaj strukture ishte garantimi i sigurisë në Bashkimin Europian dhe bashkëpunimi për një politikë të përbashkët për emigracionin dhe azilkërkuesit.

Para angazhimit në strukturat e BE-së, Soreka ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Italisë.

Tv Klan