Luis Enrique është trajneri i ri i Spanjës. Federata Spanjolle e futbollit e konfirmoi arritjen e marrëveshjes deri në Europianin e 2020.

Një provë kjo për ish-trajnerin e Barcelona që është pushim prej 1 viti. Në Spanjë duan të harrojnë sa më shpejt zhgënjimin e botërorit të fundit ku u larguan në fazën e 1/8. Skuadra u drejtua nga Fernando Hierro, i cili u emërua trajner pak para nisjes së botërorit, duke zëvendësuar Julen Lopetegin e shkarkuar.

Kjo do të përvoja e parë e Luis Enrique në stolin e një përfaqësuese. Karriera e tij si trajner nisi në 2008 me skuadrën e dytë të Barcelona. Pikërisht me katalanasit, por me ekipin e parë nga 2014 – 2017 ka edhe pikën kulmore si trajner me 9 trofe të fituar mes tyre edhe Champions League.

Tv Klan