Spanjolli ngjall interesin e Premiere League, e duan Chelsea dhe Tottenham

Luis Enrique gati për tu rikthyer në pankinë. Sipas asaj që shkruan “The Sun” spanjolli është në pole-position për të marrë drejtimin e një prej skuadrave londineze.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Enrique është mes  Chelsea dhe Tottenham. “Blutë” e konsiderojnë ish-trajnerin e kombëtares iberike si pasuesin ideal të Graham Potter. Por Enrique nuk është i vetmi në garë për stolin e Chelsea, pasi në krye të dëshirave qëndron gjermani, Julian Nagelsmann. 52-vjeçari është një emër i lakuar edhe tek Tottenham.

Gjelat e shikojnë ish-trajnerin e Barcelonës si alternativë për të zëvendësuar Antonio Conten. Gjithsesi, për momentin thuhet se nuk ka një tratativë të dy klubeve kryeqytetase për të bindur spanjollin që të firmose në gadishull. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e tij, pasi klubet nuk duan të rrezikojnë dhe të hidhen në aventurë. Gjasat janë që Enrique të prenotohet prej tyre për sezonin e ardhshëm, pasi aktualisht çelsat e skuadrës i janë besuar trajnerëve provizore.

Klan News