Trajneri i PSG do të flasë për yllin francez, vetëm pas zyrtarizimit të largimit

Trajneri i Paris St Germain, Luis Enrique nuk pranoi të komentojë për lajmin e largimit të Kylian Mbappe në fund të sezonit.

Sipas mediave europiane, ylli francez i komunikoi drejtuesve të klubit se ka vendosur që të mos aktivizojë klauzolën e rinovimit.

Por tekniku spanjoll tha se do të japë opinionin e tij, vetëm kur gjithçka të qartësohet.

”Për të shmangur më shumë diskutime mbi këtë temë, derisa palët e përfshira të flasin, nuk do të komentoj! Dhe palët e përfshira nuk kanë folur! Kylian Mbappe nuk ka folur për këtë në publik dhe as nga klubi. Kur palët të flasin, do t’ju jap mendimin tim me kënaqësi! Ne do të vazhdojmë që të punojmë për t’u bërë një ekip më i mirë vit pas viti dhe siç e kemi thënë, skuadra vjen mbi të gjithë lojtarët! Klubi dhe skuadra janë mbi të gjithë individët!”

Te parisienet largimi i francezit konsiderohet se do t’i japë frymëmarrje arkave të klubit.

Nga ikja e tij, do të kursehen rreth 200 milionë Euro, paga e futbollistit prej 72 milionë Euro dhe bonusin e besnikërisë që do i kushtonte klubit francez 130 milionë Euro.

Kjo shifër pritet që të përdoret për të afruar dyshen e Serie A, Osimhen-Leao.

Klan News