Të luash futboll duket një mision tejet i lehtë për shumëkënd, por nëse e praktikon në hapësirë loja më popullore në botë kalon çdo kufi. Këtë ka arritur të bëj legjenda e futbollit botëror, Luis Figo.

Portugezi ishte pjesë e lojës më të veçantë të sportit më magjik, teksa luajti duke shënuar edhe gol në ndeshjen e futbollit me gravitet zero.

Dueli i zhvilluar në lartësinë 6.166 metra vuri përballë dy skuadra me katër futbollistë, të cilët luajtën në një fushë të krijuar posaçërisht në kabinën e një avioni në një fluturim të pazakontë që krijoi kushte të gravitetit zero.

Një duel i fituar nga skuadra e fituesit të Topit të Artë në vitin 2000, çka i siguroi titullin e rekordit Guinness si “Loja e futbollit luajtur në lartësinë më të madhe”.

Klan News