Luiza Gega bën bilancin e 2019-s



Luiza Gega bën bilancin e 2019-s

16:30 31/10/2019

“Dua të përmirësoj rekordin dhe rezultatin në Olimpiadë”

Luiza Gega e mbylli vitin me medalje. Atletja shqiptare mori bronz në 3000 metra me pengesa, para pak ditësh në Lojërat Ushtarake Botërore, pasi është pjesë e forcave të armatosura. Një garë, që Luiza thotë për TV Klan se i shërbeu, pasi merrnin pjesë shumë sportistë që janë pjesë e garave të rëndësishme ndërkombëtare.

Jam shumë e lumtur që mora një medalje të tillë për herë të parë për forcat e armatosura, ku ishin gjysma e sportisteve më të mira në botë.

Vitet e fundit gara e 3000 metrave me pengesa është kthyer në specialitetin e saj aq sa e përmirëson rekordin vazhdimisht. Koha është ulur me 35 sekonda dhe Luiza do ta zbresë akoma më shumë. Rekordi aktual i vendosur në Botërorin e këtij viti, në Doha është 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindat, ku shkoi deri në finale dhe u rendit e nënta. 

Sigurisht sa më shumë të përmirësohet rekordi, një pozicionim më i mirë për botërorin dhe lojërat olimpike. Shpresoj që ta përmirësoj rekordin më shumë dhe që olimpiada të jetë e paharrurshme, sepse nuk i dihet kur vjen një ollimpiadë tjetër”.

Objektivi i madhor i 31-vjeçares është arritja e një tjetër rezultati të rëndësishëm në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Përgatitjet do të nisin menjëherë. Stërvitjet do t’i zhvillojë edhe në Kenia, ndërsa do të ketë edhe gara testuese.

TV Klan



Të ngjashme