Atletja shqiptare synon edhe rekord të ri kombëtar

Luiza Gega po stërvitet në Korçë para se të niset në Tokio. Atletja shqiptare do të garojë në 3000 metra me pengesa, specialiteti i saj. Luiza shpjegon pse këtë zgjedhje për përgatitjet.

“Në Korçë është më freskët gjatë verës dhe për më tepër në Dardhë më shërben prej lartësisë”.

Në Rio 2016 nuk pati një rezultat të mirë për shkak të dëmtimit që e pengonte. Synimi i saj është finalja e Lojërave Olimpike dhe natyrisht përmirësimi i rekordit kombëtar që aktualisht mbahet prej saj me kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qintat.

“Rekordi i ri kombëtar dhe natyrisht finalja dhe të jem pjesë e 10 më të mirave në botë.

Luiza Gega është një nga 3 sportistët e Shqipërisë që e ka siguruar pjesëmarrjen në Tokio 2020 me normë. Gara e saj do të jetë më 1 Gusht.

Tv Klan