Luiza Gega nuk arriti të marrë medalje në Kampionatin Europian të Atletikës. Atletja shqiptare e mbylli në vendin e katërt finalen e 3 000 metrave me pengesa me kohën 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat.

Gega edhe pse bëri një garë të mirë të dielën në stadiumin olimpik të Berlinit nuk mundi të ruante ritmin e kundërshtareve. Kampione e Europës u konfirmua gjermania Krause që 2 vite më parë rivalizoi me Luiza Gegën në Amsterdam ku shqiptarja mori medaljen e argjendit.

Tv Klan