Atletja: Të renditem në 6 më të mirat, test edhe për sezonin veror

Luiza Gega siguroi në garën 3 mijë metrave të para pak ditëve në Mançester normën për kualifikim në Botërorin në salla të mbyllura që do të mbahet në muajin Mars në Beograd. Atletja shqiptare po përgatitet në Portugali për shkak të temperaturave më të favorshme me pjesën tjetër të Europës dhe pritet të ketë edhe një garë tjetër në Francë më 4 Shkurt para aktivitetit të rëndësishëm.

“Kualifikimi në botëror është vështirësuar shumë. Dua të jem në gjashtë më të mirat”, tha Gega.

Pjesëmarrja në Botërorin në salla të mbyllura ka edhe një qëllim tjetër, një provë para sezonit veror të atletikës ku Luiza Gega shpreson të marrë edhe medalje.

“Kampionati Botëror në salla të mbyllura vlen edhe si test për sezonin veror. Dua të marr sërish medalje në Europian, në Lojërat Mesdhetare dhe të jem sërish finaliste në botëror me shpresën për një pozicionim më të mirë”.

Luiza Gega vitin e kaluar arriti edhe në finalen e Lojërave Olimpike Veror, që ishte hera e parë në atletikën shqiptare.

Tv Klan