Luiza Gega në finalet e 3000 m me pengesa

Posta

Luiza Gega në finalet e 3000 m me pengesa

20:54 28/09/2019

U kualifikua në botërorin e atletikës

Luiza Gega dhuroi një tjetër paraqitje shumë të mirë në arenën ndërkombëtare.

Në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Doha të Katarit, 30-vjeçarja shkëlqeu duke siguruar një vend për në finale në garën e 3000 metrave me pengesa.

Gega regjistroi kohën 9 minuta, 28 sekonda e 32 të qindtat.

Ajo bëhet në këtë mënyrë atletja e para shqiptare që kalon në finalet e një botërori atletike. Finalja do të mbahet më datë 30 Shtator.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT