Pritet rezultat nga atletja shqiptare

Pas sukseseve në Lojërat Mesdhetare dhe Kampionatin Botëror, Luiza Gega synon të befasojë edhe në Kampionatin Europian në Mynih.

Gara kualifikuese e 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet më 18 Gusht ku do të caktohen pjesëmarrësit në finalen e 20 Gushtit.

Kampionia shqiptare e pesta në renditjen botërore publikoi disa pamje nga stërvitja e saj në Mynih të Gjermanisë. Pritshmëritë janë të larta duke parë edhe përmirësimin e kohës së saj, që aktualisht është 9 minuta, 10 sekonda e 4 të qintat.

Vetëm këtë vit ajo e ka ulur disa herë që tregon formën e mirë që po kalon. Në kampionatin Botëror të zhvilluar muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u rendit e pesta dhe nga atletet Europiane kishte përpara vetëm Norah Jeruto, keniniane me pasaportë të Kazakistanit.

Një fakt që sjell shpresë për një medalje në europian. Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa në vitin 2016 në kampionatin e zhvilluar në Amsterdam.

Tv Klan