31-vjeçarja ul me 8 sekonda kohën në 3000 metra me pengesa

Luiza Gega vendosi një rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura.

Ajo kaloi finishin në garën e zhvilluar në Karlsruhe pas 8 minutash, 44 sekondash e 46 të qindtat.

Gega e përmirësoi kohën me 8 sekonda e 7 të qindtat nga rezultati i mëparshëm i arritur prej saj. Në këtë aktivitet, i pari për Luiza Gegën në 2020, u rendit e treta.

31-vjeçarja zhvilloi një përgatitje disajavore në Kenia në prag të këtij viti ku do të jetë edhe olimpiada Tokio 2020.

Tv Klan