Shtyrja e lojërave olimpike të Tokios

“Gjëja më e rëndësishme për njeriun është shëndeti. Unë uroj shumë që këtë situatë ta kalojmë të gjithë së bashku, duke iu rikthyer jetës së përditshme, duke iu rikthyer përsëri ëndrrave tona”.

Ëndrra e Luizës ishte të merrte pjesë në olimpiadën e Tokios. Shtyrja e këtij evenimenti madhor për në verën e vitit 2021 e gjeti kampionen në Kenia. Atletja shqiptare e garave të rezistencës kishte programuar stërvitjen ende pa u marrë vendimi.

“Çdo gjë ishte programuar shumë kohë përpara se të ndodhte kjo situatë në Shqipëri, apo në të gjithë botën, të agravonte në këtë pikë dhe mora një vendim sepse komiteti olimpik nuk kishte nxjerrë një deklaratë se çfarë do të bëhet më lojërat olimpike”.

Por si e konsideron Luiza vendimin për shtyrjen e lojërave?

“Personalisht mendoj se është vendimi më i drejtë sepse shumë sportistë në të gjithë botën nuk po kryejnë dot stërvitje siç duhet, duke qenë se palestrat janë mbyllur, stadiumet janë mbyllur. Edhe këtu në Kenia qeveria ka marrë po të njëjtat vendime, por kam më shumë mundësi se çmund të kisha në Shqipëri”.

Ashtu si peshëngritësi Briken Çalja, edhe Luiza Gega e ka siguruar pjesëmarrjen në lojërat olimpike.

Tv Klan