Luka Modriç është futbollisti më i mirë FIFA për vitin 2018. Mesfushori i Real Madridit dhe i Kroacisë fitoi garën me Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah. Bëhet fjalë për çmimin e tretë personal për Modriç, pas lojtarit më të mirë të Botërorit dhe lojtarit më të mirë të Champions League.

Trajneri më i mirë u përzgjodh ai i përfaqësueses franceze Didie Deschamps. Goli më i bukur i vitit u përcaktua ai i realizuar nga Mohamed Salah në derbin e Dhjetorit të kaluar mes Liverpulit dhe Evertonit. Ceremoninë e çmimeve FIFA e bojkotuan ata që kanë dominuar futbollin dhe çmimet individuale në 11 vitet e fundit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Dy yjet e futbollit ishin gjithsesi pjesë e formacionit më të mirë.

Tv Klan