Mesfushori kroat Luka Modriç ka rinovuar edhe një tjetër sezon me Real Madridin. Ylli kroat do të luajë me “Los Blankos” deri në verën e 2025-ës.

38-vjeçari që e ka marrë “Topin e Artë” në 2018 në vitin e shkuar futbollistik fitoi për herë të gjashtë Ligën e Kampioneve sezonin e shkuar  dhe La Liga-n për herë të katërt në karrierën e tij.

Modriç u kishte premtuar tifozëve të “Los Blnacos” se do të qëndronte në “Bernabeu” edhe pse kontrata i përfundonte këtë verë.

Ai ishte protagonist në fitimin e Ligës së Kampioneve të 15 në histori të “Galaktikëve’, si asnjë klub tjetër.

Asnjë lojtar nuk ka fituar më shumë tituj me Real Madridin sesa Modriç, i cili ka ngritur 26 trofe që kur iu bashkua gjigantëve spanjollë në vitin 2012.

38-vjeçari pritej që të tërhiqej nga futbolli i luajtur, pasi shoku i tij i ekipit Toni Kros, njoftoi largimin nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare.

Modriç nuk ka në plan që të tërhiqet as nga futbolli ndërkombëtar, pavarësisht se Kroacia e tij që është në grup me Shqipërinë, u eliminua që në fazën e grupeve.

Klan News