Merr çmimin për golat me Belgjikën dhe Interin

Sulmuesi i kombëtares së Belgjikës dhe Interit, Romelu Lukaku, është shpallur  golashënuesi më i mirë i vitit në arenën ndërkombëtare. Ai ka realizuar 5 gola me kombëtaren e tij dhe 11 me Interin në garat ndërkombëtare.

16 gola në total, dy më shumë se Norvegjezi Erling Haaland. Ylli i ri i futbollit evropian ka realizuar 6 me kombëtaren dhe 8 me Borussia Dortmund. Haaland nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit të vitit për shkak dëmtimi ndërsa Lukaklu ka patur paraqitje të rregullta në fushë me Interin.

Në vendin e tretë të çmimeve të dhëna nga Instituti i historisë dhe statistikave në futboll vjen është Neymar me 11 gola. Olivier Giroud dhe Robert Lewandoëski, plotësojnë renditjen e 5 bomberave më të mirë në garat ndërkombëtare gjatë gjithë vitit.

Tv Klan