Sulmuesi po stërvitet tek Anderlecht

Konflikti mes Romelu Lukaku dhe Manchester United duket se është në etapën e fundit. Futbollisti është stërvitur me të rinjtë e Anderlecht, skuadër ku u formua si lojtar dhe nisi karrierën si profesionit.

Një vendim i Lukaku që pritet të ketë pasoja. Sipas mediave angleze sulmuesi do të gjobitet me 400 mijë paund, pasi nuk është bashkuar me Manchester United.

 26-vjeçari kërkohet nga disa skuadra mes tyre Inter dhe Juventus, por drejtuesit e klubit anglez nuk janë të kënaqur me ofertat. Zikaltërit dhanë 60 milionë euro, por ishte e pamjaftueshme.

Kjo situatë ka përkeqësuar marrëdhëniet mes tij dhe skuadrës aktuale me të cilën është nën kontratë deri në qershor të 2022. Vendimi duhet marrë shpejt, pasi merakto në Angli mbyllet në orën 18:00 të datës 8 Gusht.

Tv Klan