Belgu: I kënaqur që jam këtu, plotësojmë ëndrrat e zikaltërve

Pas një paraqitje të mirë në Euro 2020 me Belgjikën, Romelu Lukaku ka lënë pas pushimet dhe është rikthyer te Interi. Sulmuesi i kërkuar nga shumë skuadra ka vendosur që të respektojë kontratën me zikaltërit, duke mbetur në Milano.

28-vjeçari është pritur mirë nga shokët e ekipit, teksa ka kryer seancën e parë miqësore nën urdhrat e trajnerit, Simone Inzaghi. Në një intervistë për faqen zyrtare të Interit, Lukaku ka dërguar një mesazh të qartë për tifozët zikaltër, ku është shprehur i lumtur që është rikthyer përsëri dhe shpreson të vazhdojnë rrugën drejt trofeve edhe këtë sezon.

Sulmuesi premtoi se në edicionin e ri futbollistik, lojtarët do punojnë shumë për të realizuar ëndrrat e tifozëve zikaltër anembanë botës. Lukaku firmosi me Interin në Verën e vitit 2019 nga Manchester United për shifrën e 74 milionë eurove. Që prej asaj kohe, lojtari belg ka realizuar 64 gola me fanellën zikaltër.

Klan News