Kërkon ribashkimin me Mourinho

Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku i është vetëofruar Romës.

Belgu është i hapur për një rikthim në Serie A, me të ardhmen e tij aktualisht të pasigurt te Çelsi.

Lukaku nuk është pjesë e planeve të Mauricio Poçetino e nuk ka marrë një numër për këtë sezon.

Interesim për 30-vjeçarin ka pasur edhe nga Juventusi, me Interin që hoqi dorë nga ai, pasi e konsideroi të papranueshme bisedimet e lojtarit me rivalët e “Zonjës së Vjetër”.

Por edhe Totenhemi ka shfaqur interesim për Lukakun, pas largimi të Heri Kejnit.

Por “Spërs” nuk janë të gatshëm që ta blejnë përfundimisht futbollistin, e synimi është që ta huazojnë atë.

Sezonin e shkuar belgu e kaloi tek Interi ku shënoi 14 gola në 37 ndeshje.

Por dëshira e tij është rikthimi në Serie A dhe ribashkimi me trajnerin Zhoze Murinjo, me të cilin ka punuar te Mançester Junajtid.

Po edhe “Zonja e Vjetër” nuk ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i futbollistit, me të ardhmen e këtij të fundit në udhëkryq.

Klan News