

Lukaku pritet me këngë në Milano
Sulmuesi belg pritet të kryejë vizitat mjekësore brenda 24 orëve, ndërsa do të huazohet për një sezon
Romelu Lukaku mbërriti në Milano, ndërsa kërkon që të lërë pas sezonin e dobët të kaluar te Chelsea dhe të finalizojë huazimin te Interi.
Në pasditen e së martës, sulmuesi belg u prit nga dhjetëra tifozë në aeroport, të cilët në kor brohorisnin emrin e tij dhe këndonin. 29-vjeçari tepër i buzëqeshur i përshëndeti fansat dhe i takoi ata, e më pas u largua.
Lukaku pritet që në 24 orët e ardhshme të kryejë vizitat mjekësore e më pas të firmosë kontratën e re me zikaltrit. Ai do të huazohet për një sezon dhe klubi italian do të paguajë 8 milionë euro te Chelsea.
Kur belgu u largua nga “San Siro” për në “Stamford Bridge” në verën e shkuar, pritshmëritë ishin të mëdha.Nisja e tij te “blutë” ishte e mirë, por në vazhdim zhgënjeu. Klubi nga Londra perëndimore pagoi 120 milionë Eëuro për kartonin e tij.
Klan News