Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka zhvilluar ceremoninë e rizgjedhjes si President të vendit. Në një ceremoni private dhe të paparalajmëruar, Lukashenko është betuar se do të jetë në detyrë dhe për mandatin e gjashtë.

Media shtetërore shkruajnë se qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë në Pallatin e Pavarësisë në qendër të Minskut. Për zhvillimin e kësaj ceremonie u morën disa masa sigurie, ku u mbyllën rrugët për të kaluar autokolona e presidentit.

BBC citon një politikan të opozitës, i cili ka thënë se ceremonia i ngjante me një takim hajdutësh. Për zhvillimin e ceremonisë, agjencia shtetërore e lajmeve Belta raportoi të mërkurën duke shkruar:”Alexander Lukashenko ka marrë detyrën si President i Bjellorusisë. Ceremonia e përurimit po zhvillohet në këto minuta në Pallatin e Pavarësisë”.

Lukashenko, i cili ka sunduar Bjellorusinë për 26 vjet, tha kishte nevojë për siguri dhe konsensus “në prag të një krize globale”. Nga ana tjetër opozita që prej zgjedhjeve që u mbajtën në Gusht po vijon protestat dhe kërkon largimin e Presidentit dhe e akuzon atë si autokrat./tvklan.al