Qeveria e Luksemburgut ka njoftuar ndryshime në ligjin për kanabisin për të legalizuar rritjen dhe përdorimin e tij për qëllime personale në shtëpi. Si pjesë e një pakete masash për trajtimin e kriminalizimin e përdorimit të drogës në këtë shtet me 632,000 banorë, të rriturit do të jenë në gjendje të rritin deri në katër bimë kanabisi për familje për përdorim personal.

Qeveria atje do të lejojë edhe shitjen e farave të kanabisit nëpër dyqane, së bashku me importimin e tyre nga jashtë ose të blera në internet. Luksenburgu duket se do të lejojë prodhimin vendor të farërave për qëllime tregtimi. Konsumimi dhe kultivimi i drogës do të lejohen vetëm brenda katër mureve të shtëpisë, edhe pse transportimi ose konsumimi deri në tre gramë nuk do të konsiderohet më vepër penale, por përkundrazi klasifikohet si kundërvajtje. Do të lejohen deri në katër bimë kanabisi për familje për përdorim personal.

Drejtuesit e të Gjelbërve  një nga tre partnerët e koalicionit në qeveri së bashku me Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste deklaruan se kjo masë përfaqëson një riorientim themelor të politikës së Luksemburgut kundrejt drogës. Qeveria në këtë qytet shtet anëtar të BE-së synon që të rregullohet përdorimi i kanabisit dhe te krijohet një alternativë ligjore ndaj tregut të zi.

Të Gjelbrit shtuan se objektivat kryesore të legjislacionit të ri mbi kanabisin do të ishin heqja e dënimit për prodhimin në sasi të vogël, ndaj blerjes dhe konsumimit të një sasie të caktuar kanabisi, si mbajtja e përdoruesve larg tregut të zi. Ndërkaq edhe Italia do të mbajë një referendum për dekriminalizimin e kanabisit dhe po ashtu Partia në koalicionin qeverisës të Finlandës mbështet legalizimin e kanabisit.

Klan News