Interit i është shtuar një tjetër problem, pas sherrit Lautaro-Konte.  

Pas fitores 3-1 me Romën, që regjistroi suksesin e katërt me radhë të kampionëve të Italisë në këtë fund të sezonit, disa prej futbollistëve janë në telashe.

Sulmuesi zikaltër, Romelu Lukaku ka festuar ditëlindjen në një hotel në qendër të qytetit, por festa është cilësuar e paligjshme, ndaj policia e Milanos ka ndërhyrë në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Bashkë me Lukakun ishin edhe 23 persona të tjerë të cilët do të gjobiten për thyerjen e rregullave anti-Covid.

Të pranishëm në festë ishin edhe Hakimin, Young e Perisic.

Sulmuesi belg sot mbush 28 vjeç dhe për festën e ditëlindjes së tij ai e ka organizuar në mënyrë të fshehtë në këtë hotel .

Pas fitores 3-1 ndaj Romës në stadiumin “Giuseppe Meazza”, katër lojtarët e Interit u transferuan menjëherë në hotel ku në orën 03:00 të mëngjesit janë kapur në flagrancë nga policia.

Mes personave që do të gjobiten është edhe drejtori i restorantit dhe hotelit që ka organizuar këtë event.

Klan News