“Lule të vetmuara” nis sot seriali i ri turk

“Lule të vetmuara” nis sot seriali i ri turk

17:19 13/01/2020

Pas përfundimit të serialit “Bija Ime”, një tjetër serial turk nis sot transmetimin në ekranin e Tv Klan. Bëhet fjalë për “Lule të vetmuara”.

Ejlyl është një vajzë 16-vjeçare e ngacmuar seksualisht nga njerku i saj. Duke mos e besuar, nëna e braktis duke e dërguar në jetimore. Ejlyl, tashmë e vetmuar, njihet aty me vajza të tjera jetime, ku secila prej tyre ka një histori të dhimbshme. Një dramë familjare dhe njerëzore, një histori mbijetese e disa vajzave të reja në një botë të madhe, ku ato janë “Lule të vetmuara”.

Seriali është fitues i çmimit “Drama më e mirë e vitit” nga “Life Foundation”, si dhe fitues i disa çmimeve të tjera, si seriali më i mirë në Turqi, Kore dhe Francë.

“Lule të vetmuara” do të transmetohet çdo ditë nga e hëna në të shtunë premierë ekskluzive vetëm në ekranin e Tv Klan ora 18:20. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi