Pamjet spektakolare në rrugët e Tokios, ndikim temperaturat e larta
Lulet e qershisë ngjyrosin para kohe Japoninë. Sezoni i çeljes së tyre zakonisht nis në fund të muajit mars deri në ditet e para të muajit Prill, sipas zonave ku në disa prej të cilave verifikohen në fund të prillit.
Lulet e qershisë, sakura, në gjuhën vendase, janë simbolike mjaft e fortë e kulturësa japoneze, ku admirimi i rigjallërimit të tyre është një pelegrinazh i vërtetë, që quhet Hanami, e vendasit e shoqërojnë me festime të shumta. Edhe vizitorët nga e gjithë bota janë të shumtë që përfitojnë të shijojnë bukuritë e luleve të pemëve të qershisë. Këto lule, modeste, te bukura mund të admirohen vetëm për pak ditë, çka simbolizon natyrën e vetë bukurisë dhe jetës.
Këtë vit temperaturat e larta duket se kanë luajtur rol në shpërthimin e luleve të para, edhe në Tokyo, ku janë regjistruar 23 gradë, ndërkohë që në kryeqytet sezoni nis në fund të muajit Mars. Por edhe në gadishullin Izu qershitë në lulëzim kanë nisur spektaklin e tyre duke lajmëruar rilindjen e natyrës për këtë vit.
Klan News