Lulet e bimët ndikojnë në përmirësimin e jetës e të humorit. Kjo gjë tashmë është edhe konkluzion shkencor.

Një studim Australian që ka zgjatur 16 vjet mbi efektin e bimëve dhe kujdesi për lulet mbi jetën e njeriut, dhe rezultoi se ndikon në reduktimin e shfaqjes së sëmundjeve të degradimit të memories. Ndërkohë që në Britaninë e Madhe sistemi Shëndetësor i sugjeron mjekëve të rekomandojnë në recetë edhe kopshtarinë, duke u bazuar në studime të shumta që flasin për efektet pozitive mbi organizmin.

Nga analizat e kryera ndër vite rezulton se kush praktikon si hobi kopshtarinë, ka nivele më të ulëta të cortizolit, që është hormone i stresit, dhe më të larta të endorfinës, që është ai i kënaqësisë.

Pra kultivimi i luleve e bimëve ndikon në përmirësim të mirëqenies fizike dhe psikologjike.

Por jo vetëm në shtëpi, sipas një kërkimi të universitetit të Texasit, prania e tyre edhe në zyrë ndikon në rritje të produktivitetit, shton kreativitetin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve e largimin e stresit.

Klan Plus