Prostitucioni në Gjermani është aq i përhapur dhe krejtësisht i ligjshëm, sa që e përditshmja franceze “Le Pua’ ka përzgjedhur t’i vendosë titullin “Gjermania, bordelli më i madh i Europës”, një reportazhi kushtuar këtij fenomeni.

Numri i shtëpive publike është më i larti në Europë, mbi 3500 ku 500 ndodhen vetëm në Berlin. Xhiroja vjetore e tyre në vitin 2013 arriti rekordin, 14,5 miliardë euro, çka e bën këtë sektor, më fitimprurësin e ekonomisë vendase. Fitimet u rritën 4 herë brenda 11 vitesh, pas hyrjes në fuqi të ligjit që legalizoi prostitucionin.

“Le Pua”, shkruan se në Gjermani është më e lehtë të hapësh një shtëpi publike sesa një kioskë për patate të skuqura. Sektori numëron mbi 400 mijë punonjëse të seksit, 15 herë më shumë se në Holandë që po ashtu hyn në grupin prej vetëm 6 vendesh europiane që e kanë të ligjshëm prostitucionin. Shumica e prostitutave janë emigrante nga vendet e Europës lindore, ndër të cilat e përditshmja franceze ka renditur edhe femra të ardhura nga Shqipëria.

Parlamenti gjerman në korrik të vitit 2016 miratoi një ligj të ri për funksionimin e shtëpive publike dhe mbrojtjen e prostitutave. Sipas ligjit të ri, prostitutat duhet të deklarojnë “profesionin” pranë autoriteteve shëndetësore, ndërsa pronarët e bordellove duhet të marrin  autorizim nga autoritetet.

Tv Klan