“Luli mund të rrijë kollovar në shtëpinë e vjehrrit, ç’të keqe ka”, ishte ky komenti i Arjan Curit sonte në “Zonë e Lirë”, ndërsa po diskutohej për banesën e re në të cilën po qëndron kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Pse Rama me vilë dhe Luli pa vilë? Nuk ka rëndësi kush e ka më të shtrenjtë apo jo. Ai është standardi. Luli i ka lekët, është njeri me lekë të madh, edhe të deklaruara, të legalizuara edhe të dhuruara nga ndonjë kundërshtar”, u shpreh Curri, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Arjan Çani: Atë nuk e dimë.

Arjan Curi: E di unë. Ai që të pish, ai edhe të ndreq.

Arjan Çani: Aa e ke fjalën për pallatin.

Arjan Curi: Luli mund të rrijë kollovar në shtëpinë e vjehrrit se s’ka ndonjë gjë, ç’të keqe ka.

Prej disa ditësh kreu i selisë blu është përfolur se ka përfituar një vilë luksoze në një nga zonat me apartamente të shtrenjta në Tiranë, e cila i është dhuruar nga biznesmeni Agron Papuli, të cilin Basha e ka cilësuar oligark.

Sakaq nga PD është deklaruar se Basha po jeton përkohësisht me qira në këtë vilë, pasi banesa e tij është dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit në 21 Shtator./tvklan.al