“Çdo gjë e kisha menduar, që të bëhesha gjyshe, ndoshta edhe stërgjyshe, por që të hyja në politikë nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mendje të them të drejtën”. Kështu shprehet inxhinierja Luljeta Bozo, e cila kryeson listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për Tiranën.

Në aktivitetin ku u prezantuan kandidatët e kësaj liste, Bozo zbuloi arsyet që e kishin çuar të pranonte ftesën e Kryeministrit Edi Rama.

“Kur erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe respekt nga zoti Edi Rama dhe pasi më hoqi disa pasiguri Lali Eri, duke pasur në konsideratë mendimin e të gjithë atyre njerëzve të njohur dhe të panjohur, pas tërmetit, që u bëra e njohur nga tërmeti, që kërkonin të kishin njerëz si puna ime që janë shumë në Shqipëri, donin që të kishin njerëz të tillë për t’i përfaqësuar Kuvend apo në vende të tjera, nuk ka rëndësi, unë e pranova ftesën, në këtë moshë që jam”.

Bozo vlerësoi Partinë Socialiste për punën e bërë prej 2013-s deri më sot dhe argumentoi arsyet përse i duhet dhënë një mandat i tretë.

“Zgjodha PS sepse është një parti shumë progresiste, me shumë vizion, ato që merr përsipër i bën. Nuk bën vaki ndonjëherë që të ketë dhënë ndonjë premtim dhe të mos e ketë mbajtur ndoshta plotësisht për arsye të ndryshme jo, por e ka mbajtur. Dhe duhet patur parasysh që në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë-shumë të vështira, tërmeti dhe pandemia, të cilat i ndërprenë në një farë mase atë punën që kishte për të arritur të gjitha objektivat. Unë nuk mund ta le pa përmendur dhe e kam thënë gjithmonë që njerëzit nuk duhet ta harrojnë ku e mori PS në 2013-n, çfarë reformash të jashtëzakonshme, të pakrahasueshme bëri gjatë kësaj periudhe, që nuk janë bërë asnjëherë në Shqipëri dhe pse duhet patjetër të votojnë, t’i japim mundësinë e mandatit të tretë që punën e nisur ta çojmë më tej, për të mirën e të gjithëve, për të mirën e Shqipërisë, e popullit tonë, e rinisë, që të mos gjejë rrugën për të ikur, po të rrijë këtu në vendin e vet që e kemi të bekuar nga perëndia. Jam besimplotë që me mënyrën e tregoi veten qeveria në këto 15 muaj, sesa bukur diti ta menaxhojë një situatë të tillë që nuk e kanë menaxhuar vende të tjera./tvklan.al