Në garë ishin edhe 4 shkrimtarë të tjerë

Luljeta Lleshanaku është zgjedhur poetja e dytë Laureate nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Në garë për këtë titull ishin edhe 4 shkrimtarë të tjerë, Ervin Hatibi, Preç Zogaj, Natasha Lako dhe Entela Tabaku.

Detyra e Laureatit është të çojë më afër lexuesve poezinë shqipe, të krijojë një antologji me poezinë shqiptare dhe të krijojë sa më shumë aktivitete që i jep zë Letërsisë.

Mandati i poetit Laureat është dy vjeçar dhe më parë e ka mbajtur poeti Rudolf Marku.

Tv Klan