Lulzim Basha: Fundi i Ramës është vulosur, qeveria tranzitore e panegociueshme

Lulzim Basha: Fundi i Ramës është vulosur, qeveria tranzitore e panegociueshme

22:15 13/04/2019

Pas 4 orësh, Lulzim Basha ka përmbyllur protestën e opozitës që u shoqërua me përplasje dhe gaz lotsjellës. Gjatë fjalës së tij në selinë e Partisë Demokratike, aty ku rreth orës 22:00 u grumbulluan protestuesit, Basha tha se fundi i Kryeministrit Edi Rama është vulosur.

Kreu i demokratëve theksoi se qeveria tranzitore është kusht i panegociueshëm, për të organizuar zgjedhjet e parakohshme.

Ju morët me vete dhe bashkuat në këtë protestë dritën e shpirtit tuaj dhe ndriçuat rrugën, shtegun e shpresës, i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme që do t’i rikthejnë vendit Parlamentin legjitim. Sot ju keni vulosur largimin e Edi Ramës si kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me makinerinë e poshtër të propagandës. Nuk ia doli dot.

Qeveria kriminale e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, fëmijëve e të rinjve. Asnjë veprim i kundërligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet nuk kanë për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran. Le të bëhemi gati për çlirimin e Shqipërisë. Sovrani do të jetë nesër Shqipëria e shumicës së njerëzve me krenari. Shqipëria e vogël e kriminelëve do të varroset”,

tha Lulzim Basha

.

Sikurse është bërë tashmë traditë, protesta u mbyll me Himnin Kombëtar. 

/t

vklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi