Për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan për situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare.

Duke ju referuar kritikave të forta të ish-Kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Fakt” ditën e djeshme, Basha e quajti intervistën analitike dhe racionale.

Kryedemokrati u shpreh se deklaratat dhe kritikat e Berishës shërbejnë për të bërë një analizë dhe reflektim për gjendjen e opozitës dhe Partisë Demokratike.

“E kam lexuar të plotë intervistën e tij. Është një intervistë që shpreh shqetësime të drejta për gjendjen e Shqipërisë, për situatën e opozitës dhe Partisë Demokratike që shërbejnë për një reflektim për hapat që do të hedhim duke filluar që nga kjo javë për t’i dhënë vendit një opozitë siç e meriton. Ka kaq shumë çështje të rënda që meritojnë vëmendjen akute saqë nuk mund të ketë luksin Shqipëria të gatuajë skenare. Sali Berisha ka qenë shkolla politike e këtij vendi në 27 vite”

, tha Lulzim Basha.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=58&v=bgBQsbSF1WM

Kryetari i opozitës përsëriti faktin se është ai personi që drejton Partinë Demokratike që prej 4 vitesh pas dorëheqjes së Sali Berishës.

“Në këtë studio për 4 vjet është bombarduar opinioni dhe unë me pyetje kush e ka drejtimin e PD. Unë konsultohem me z.Berisha për shkak të përvojës që ai ka, por jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të PD. Prej ditës së parë ju kam thënë që unë po marr peshën e përgjegjësisë së vendimeve në Partinë Demokratike. Përgjigjia jonë ka qenë e qartë, e prerë. Jam njohur, respektuar dhe kam mirënjojhe të thellë  ndaj çdo militanti të PD që më ka dhënë mbështetjen si kryetar i PD. Autoriteti im si kryetar është përtej cdo pikëpyetje

”, deklaroi kryetari i PD, Basha.

Megjithatë, Lulzim Basha mendon ndryshe nga Sali Berisha për marrëveshjen e 18 Majit me Edi Ramën. Në këtë pikë, Basha thotë se u detyrua ta bënte atë pakt.

“Këtu kam një qëndrim ndryshe nga z.Berisha. Berisha e quan fitore të shkëlqyer marrëveshjen. Për mua marrëveshja erdhi në kushtet e një detyrimi absolut. Marrëveshja politike e 18 majit që erdhi pas ndërhyrjes amerikane dhe si e tillë nuk ishte qëllimi im pasi qëllimi im ishte largimi i edi ramës. Pas disa ndërhyrjeve të europianëve, erdhi misioni amerikan që u njoh si Mcallister plus. Në këtë moment PD u detyrua të pranonte marrëveshjen”.

Kreu i demokratëve shpjegoi se ndërkombëtarët do të mbanin anën e qeverisë nëse opozita nuk do të hynte në zgjedhje. Në kushte të tilla, Basha tha se vendi do të hynte në kaos.

 “Për herë të parë në 27 vite, Partia Demokratike nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, do kishin izolim ndërkombëtar dhe nuk do të kishte opozitë në Parlament”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=24&v=jFLDqatlhl4

Lulzim Basha ka edhe një përgjigje për mospërfshirjen në lista të figurave të PD-së:

“Të më akuzosh se kam bërë spastrime opozitare, nuk ka akuzë më koti që nuk ngjit.

 

Për mua kjo është hera e fundit që Kryetari i PD bën listën e deputetëve dhe që këtej e tutje për të mirën e  Shqipërisë dhe jo vetëm PD, vendimmarrja duhet ti takojë jo vetëm forumeve por anëtarësisë të Partisë Demokratike. I kam dhënë me dhjetëra herë, por s’më ka dëgjuar njeri”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=eguCiMfNchY

Lidhur me dy votat të cilat dolën nga deputetët e Partisë Demokratike ditën që u votua në kuvend për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Basha tha se ata nuk kanë më vend në PD.

Deputetët që lëshuan votën nuk kanë më vend në Partinë Demorkatike. Por e gjitha kjo u shënua në një ngjarje mediatike për të fshehur diçka të tmerrshme. Sot në krye të parlamentit kemi një njeri që është përfaqësuesi më i kobshëm i regjimit komunist. Të vendosësh ministrin e fundit përgjegjës për Sigurimin e Shtetit, Kryetar të Kuvendit në 2017  çfarë mesazhi jep ti? Në radhë të parë fëmijëve shqiptarë dhe në radhë të dytë për ndërkombëtarët. 

Të vendosësh një njeri që është më rreth të kuq  nga partnerët strategjikë për lidhjet e denoncuara edhe publikisht me krimin e organizuar dhe trafiqet, kjo nuk është e lehtë “.

 

https://www.youtube.com//embed/edX1su3JGwQ

/tvklan.al