Lulzim Basha mbërriti në orën 13:43 minuta në Prokuroinë e Tiranës, ku do të japë dëshminë e tij për protestën e 8 Janarit. Ai nuk pati asnjë koment për gazetarët.

Ndërsa pak minuta më pas, nga Prokuroria doli Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili për më shumë se dy orë dha dëshminë e tij.

Basha dhe Bardhi u thirrën për t’u pyetur për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedentë penalë, por edhe për dhunën me mjete të forta, si dhe gaz nga ana e personave që ndodheshin së bashku me ta në katin e dytë të ndërtesës së PD gjatë kohës që protestuesit tentuan të futen në seli.

Në Prokurorinë e Tiranës dhanë deklarimet e tyre një ditë më parë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka./tvklan.al