Në përfundim të intervistës në stiudion e emisionit Opinion në Tv Klan, kryedemokrati dhe kandidati për Kryeministër Lulzim Basha u është drejtuar qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Votimet nuk i konsideron betejë mes tij dhe Edi Ramës, por për të ardhmen e tyre.

Dua t’iu them diçka të gjithë qytetarëve që na ndjekin në këtë moment. Do t’i shikoj në sy e do t’i them: 25 Prilli nuk është një betejë midis meje dhe Edi Ramës. Nuk është një përballje në një betejë midis ne të dyve. Është një betejë për ju. Është një betejë për jetën tuaj! Është një betejë për familjen tuaj! Është një betejë për fëmijët tuaj! Është një betejë për punën tuaj në qoftë se e keni dhe sigurinë që do të vazhdoni ta keni dhe për rrogën tuaj dhe sa para do të keni në xhep. Është një betejë për ju që kërkoni punë dhe nuk e gjeni, që të keni mundësi që të punësoheni! Është një betejë për ju prindër që fëmijët t’i gëzoni në shtëpitë tuaja, me arsimim që mund të paguhet, me asnjë të ri dhe të re që të mbetet pa arsimim për shkak të pamundësive ekonomike! Është një betejë për ju pensionist që mos të mbeteni me xhepat bosh pasi paguani faturën e dritave ose ilaçeve dhe të ujit! Është një betejë për Shqipërinë Europiane, që të gjithë e dimë është garancia që këtu të kemi përherë demokraci, të kemi një politikë me fytyrë njerëzore dhe një ekonomi normale! Dështimi po ju troket në derë për herë të tretë. Mos ia hapni derën, i thoni boll më. Votoni për ndryshim, votoni për mua,, votoni për një shpresë të re, për një Shqipëri që fiton.”, tha Lulzim Basha në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve. /tvklan.al