Lulzim Basha ka zgjedhur që të shkojë në këmbë në seancën e parë plenare për këtë sezon politik.

I shoqëruar nga disa zyrtarë të PD dhe simpatizantë, Basha nga selia blu është nisur drejt Kuvendit të Shqipërisë.

Kreu i PD nuk shoqërohet nga ekipi i tij i ri drejtues në parti, por nga deputeti i Shkodrës, Zef Hila.

Ndërkohë pas tyre shihen dhe deputetët e tjerë të PD, të cilët po shkojnë në Kuvend pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar./tvklan.al