Vettingu në politikë është kryefjala e opozitës ditët e fundit, teksa ka depozituar në Kuvend dhe draftin përkatës ligjor. Edhe këtë të shtunë, kryetari i opozitës Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se kryeministri Edi Rama e ka pranuar se është kundër Vettingut në politikë, por i shtron atij pyetjen se pse ka frikë.

Më në fund e pranoi: ai është kundër vetingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!

/tvklan.al