Basha: Rama lau duart me Pjetrin

Basha: Rama lau duart me Pjetrin

13:38 14/08/2019

“Qeverisi me 17 kryebashkiakë e deputetë të lidhur me krimin”

Larje duarsh e cilësoi Lulzim Basha distancimin e kryeministrit Rama nga përgjegjësia individuale për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, pas publikimit të dokumentave të Kuesturës së Firences, ku rezulton se  Valdrin Pjetri është dënuar për trafik droge në Itali. Sipas kreut të opozitës, Pjetri i duhej kryeministrit për të garantuar trafikun e drogës dhe qënieve njerëzore në rrugët që kalojnë përmes Shkodrës.

Lulzim Basha, kryetar i PD: Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush ishte edhe vëllai i tij, duke inauguruar hotelin e drogës. Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit E cila kalon përmes Shkodrës. Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkodrën në përplasje civile. Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë”.

Për të treguar se rasti Pjetri nuk është i veçuar në atë që e cilësoi bashkëqeverisje të kryeminsitirt me krimin e bandat e narkotrafikut, Basha listoi të paktën 17 kryebashkiakë  dhe deputetë socialistë, mes të cilëve edhe vëllain e kryeministrit Rama.

Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë a ambasadës amerikane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës.

 Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës

 Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak.

Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.

Dionis Ymeraj në Dibër Rakip Suli Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në falgarncë mga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanais.

Për Jurgis Cyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht. Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve.

As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpunim me bandit për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë.

As për bandën e Xibrakës, mbron të vëllain e tij Olsin e përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë”.

Kryedemokrati lëshoi akuza edhe ndaj organeve ligjzbatuese e në mënyrë të veçantë Prokurorisë të cilën e akuzoi si të kapur nga kryeministri.

Zgjidhja e vetme tha Basha është pastrimi i sistemit politik dhe largimi i kryeministrit Rama.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT