Kadilli: Njoh rezultatin, nuk e uroj Bashën për fitoren

Për të tretën herë radhazi Lulzim Basha mori besimin e demokratëve për t’i drejtuar edhe për katër vitet në vijim si kryetar i kësaj force politike. Në garën për kreun e ri të partisë, Basha mori mbi 32 mijë e 882 vota, thënë ndryshe ai  votëbesua nga 81% e anëtarësisë.

Rezultatet paraprake rendisin të dytin në zgjedhjet e së dielës deputetin e sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj me 6038 vota. Pas tij, me 983 vota u rendit e vetmja kandidate grua në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, Edit Harxhi.

Ndërsa rivali tjetër i Lulzim Bashës në zgjedhje, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli arriti të marrë 781 vota.Të dielën në kutitë e votimit u drejtuan i 41 mijë E 97 anëtarë të Partisë Demokratike, ose thënë ndryshe rreth 54.7% e tyre morën pjesë në zgjedhje për kreun e ri të kësaj force politike.

Pas mbylljes së numërimit, i vetmi kandidat në garë që pranoi rezultatin, pavarësisht se e cilësoi të pabarabartë që në nisje këtë proces ishte Fatbardh Kadilli.  

Vullneti i shprehur me votë nga anëtarësia për Lulzim Bashën tha se nuk mund t’i impononte atij shtrëngimin e duarve për fitoren Lulzim Bashës.

“Afruam një garë, por jo standarde. Në shumë aspekte standardet ishin më keq se ato mes palëve politike. Unë nuk jam Luli. Unë e pranoj këtë rezultat, e pranoj vendimin e demokratëve. Në këto kushte nuk mund ta uroj fituesin, natyrisht respektoj vendimin”, tha Kadilli.

Kadilli tha se nuk do të largohej nga Partia Demokratike e aq më pak mohoi idenë e krijimit të një partie të re.

Tv Klan