Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë i ftuar sonte në mbrëmje në emisionin Opinion në Tv Klan në orën 21:00.

Kryedemokrati do të jetë përballë gazetarit Blendi Fevziu për të folur për zhvillimet më të fundit në vend, zgjedhjet e vitit 2021, aktualitetin politik, situatën e rendit dhe për çështje të tjera.

Intervistën mund ta ndiqni live stream edhe në kanalin zyrtar të RTV Klan në YouTube. /tvklan.al