Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut, në Televizionin Klan.

Basha pritet të flasë për disa prej çështjeve më të rëndësishme të momentit, që nga ndryshimet në qeveri, te mos dekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, Unazën e Madhe e protestën e studentëve.

Në studion e “Opinion”, Basha do të ketë përballë gazetarët Mirela Milori, Mentor Kikia, Andi Bejtja e Robert Rakipllari.

/tvklan.al