Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë këtë të premte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

Kreu i opozitës pritet të flasë për aktualitetin politik, që nga akuzat për inceneratorët, për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve demokratë për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, e deri tek situata e pandemisë, planin e tij me 5 pika, etj.

Për këto e shumë të tjera, Lulzim Basha do të jetë sonte në orën 21:00 në ekranin e Tv Klan, përballë drejtuesit të “Zonë e Lirë”, Arian Çani, Arjan Curit, Ornela Liperit e Ervis Iljazajt./tvklan.al