Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në takimin mes tyre është diskutuar për çështje të ndryshme, të tilla si lufta ndaj korrupsionit, investimet amerikane në Shqipëri etj.

Takimin e ka bërë publik vetë ambasadorja amerikane përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruan: “Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për disa çështje, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, për të luftuar korrupsionin, investimet amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë”. /tvklan.al